Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët e me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat në orët e vona parashihen të sjellin edhe reshje shiu.
Temperaturat minimale thuhet se do të do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e Institutit.