Arbëri

Mot i vranët dhe me shi të martën në Kosovë

mot me shi

Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu do të mbajë të martën në Kosovë. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë edhe ulje të temperaturave. 

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të zbresin nga 3°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 11°C.

“Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim.