Arbëri

Mot i vranët dhe me shi të dielën

mot me shi

Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu do të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti do të jetë i tillë gjatë tërë ditës. 

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale pritet të jenë nga 4°C deri 6°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13°C deri në 16°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Mot i ngjashëm do të mbajë gjatë tërë javës së parë të prillit.