Arbëri

Mot i ngrohtë në Kosovë

Moti në Kosovë

Të hënën në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë, i karakterizuar me diell përmes vranësirave të nivelit të lartë, të cilat më të shtuara pritet të jenë në orët e mëngjesit.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 28 gradë Celsius.

Era do fryjë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Ndryshe, pluhuri Saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm, ndërsa si pasojë e një fronti të ftohtë që pritet të arrijë pas mesnate, pra, në orët e para të ditës së martë, do të largojë pluhurin në fjalë.