Secila prej katër tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët është shtrenjtuar, sipas listës që ka siguruar KOHA nga mbledhja e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Tarifa e ditës për ata që shpenzojnë më pak se blloktarifa prej 800 kilovatë në muaj, nga 7.79 centë ka mbërritur në 9.05 centë për kilovat.

Tarifa e natës për ata që shpenzojnë më pak se blloktarifa prej 800 kilovatë në muaj nga 3.34 centë ka mbërritur në 3.88 centë për kilovat.
Për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, çmimi për tarifën e ditës ka shkuar nga 13.29 centë në 15.43 centë, ndërsa ajo e natës nga 6.27 centë në 7.28.
Miratohen tarifat e reja, rryma shtrenjtohet
Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të mërkurën tarifat e reja të energjisë elektrike, që mesatarisht janë 16.1 për qind më të larta se që ishin deri tash.
Në mbledhjen e sotme nuk është shpalosur struktura e çmimeve.

ZRRE-ja ditë më parë miratoi të hyrat maksimale për operatorët, që nënkuptonte shtrenjtim të energjisë për konsumatorët. Sipas njoftimit të javës së shkuar, rritja është paraparë të jetë mesatarisht 16.1 për qind.
Tarifat e reja do të vlejnë për faturat nga 1 maji.