Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ministrit Fikrim Damka i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak. Damka ishte arrestuar më 9 shkurt nën dyshimin për sulm dhe kanosje.
Atij dhe të akuzuarit tjetër Fuat Damka, Themelorja ua ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak dhe tani ua ka zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar deri më 7 prill.
Ministri i Zhvillimit Rajonal dy detyrohen t’u qëndrojnë larg 50 metra të dëmtuarve A.M. dhe M.J.
Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve, do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.
Në arsyetim, sipas përgjigjes për KOHËN, Gjykata ka thënë se gjyqtarja ka vlerësuar se kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat është caktuar masa e arrestit shtëpiak.