Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, është pritur të premten nga komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajori Oezkan Ulutash.
Siç bëhet e ditur Ulutash dhe Crosetto kanë ndarë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Ministri Crosetto është takuar edhe me personelin italian, të cilin e ka falënderuar për përkushtimin dhe shërbimet e tyre.
“Profesionalizmi dhe angazhimi juaj janë për t’u lavdëruar; ata pasqyrojnë vlerat e Republikës Italiane dhe kontributin e gjatë dhe angazhimin e palëkundur të Italisë në këtë mision të NATO-s dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë ai.