Arbëri

Minatorët e “Trepçës” sërish në grevë

Trepca

Minatorët e “Trepçës” janë futur sërish në grevë, pasi ende s’e kanë marrë pjesën e dytë të pagës së muajit qershor.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, i tha KOHËS se puna është pezulluar, ndërsa shtoi se greva po mbahet edhe për mosplotësim të kushteve të tjera.

“Po, janë në grevë. Kjo është një grevë si lloj proteste për mospagesë”, tha shkurtimisht ai.

Minatorët e turnit të paradites kanë mbajtur grevë edhe të mërkurën (12 korrik), por ata të turnit të dytë e kishin ndërprerë pasi iu kishte ekzekutuar pjesa e parë e pagës.