Arbëri

Milenkoviq: Akuzat janë të pavërteta, kam kërkuar që kryeministri të dëshmojë si ish-i burgosur

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ish-gardiani i Burgut të Prishtinës dhe të Lipjanit, Dragisha Milenkoviq, i ka mohuar akuzat për krime lufte. Ai i quajti të pavërteta akuzat për përfshirje në torturat e kryera në këto dy burgje, tek tha se ka menduar që si dëshmitar ta propozojë kryeministrin Albin Kurti, si ish-i burgosur

Ish-gardiani i Burgut të Prishtinës dhe të Lipjanit, Dragisha Milenkoviq, ka paraqitur para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë mbrojtjen e tij për akuzat për krime lufte të kryera në këto burgje. 

Ai ka theksuar se ka menduar që si dëshmitar në rastin e tij ta propozojë kryeministrin Albin Kurti, pasi ai ka qenë i burgosur në Burgun e Prishtinës. 

“E di edhe avokati im se e kam kërkuar që kryeministri Kurti, që si qytetar, sipas dëshmisë, të japë deklaratën, por para 20 muajsh. Prokurori ka premtuar se do ta dëgjojmë. Nuk më ka interesuar si kryeministër, por më është kujtuar si emër, si qytetar që ka qenë në burg. Është pranuar në ndërrimin tim, ia kam dhënë sapunin dhe shamponin kur ka ardhur”, ka deklaruar i akuzuari Milenkoviq. 

Ai ka mohuar akuzat se gjatë luftës ka torturuar romë. 

“Këtë kam harruar ta demantoj. Këtë e ka deklaruar kolegu im Enver Gashi, njeriu nuk e di se për çfarë bëhet fjalë, asnjëherë me asnjë rom nuk kam pasur problem. Unë jetoj në lagjen e romëve dhe ashtu diçka kurrë nuk do të bëja”, ka thënë ai. 

I akuzuari ka mohuar edhe akuzat se e ka rrahur një serb, për të cilin ka thënë se ka pasur probleme me vëllain e tij, por jo me të. 

“Ai person ka qenë për 3 muaj në burg dhe ka ikur nga Burgu i Lipjanit, ndërsa atë ditë nuk ka qenë ndërrimi im dhe në atë shtëpi ku kam banuar, shtëpia e tij ka qenë në largësi, ndoshta 15 metra larg shtëpisë sime. Ai njeri nuk ka pasur probleme me mua, ka pasur problem me vëllain tim, vëllai është shpërngulur në Serbi, ndërsa unë kam mbetur këtu”, ka thënë Milenkoviq. 

Gjatë seancës, i akuzuari ka thënë se ka hequr dorë nga propozimi për t’u dëgjuar dëshmitarë, pasi, siç tha, ata janë të punësuar nëpër institucionet shtetërore të Kosovës. 

Ish-gardiani Milenkoviq është arrestuar më 21 qershor të 2023-tës. Aktakuza që iu ngrit në dhjetor të 2023-tës e ngarkon Milenkoviqin se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe të Lipjanit gjatë luftës së viteve 1998-1999, në bashkëkryerje e në mënyrë sistematike ka maltretuar të burgosur shqiptarë. Për këto akuza, ai u pati deklaruar i pafajshëm. 

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 10 janar të vitit të kaluar, Milenkoviq kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

 

 

 

 


 

Milenkoviq thotë se akuzat për tortura janë të pavërteta - kishte kërkuar që Kurti të dëshmonte

Ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes i akuzuari për krime lufte, Dragisha Milenkoviq, i cili tha se kur kishte ardhur radha e mbrojtjes dhe të propozojë dëshmitarë, kishte menduar të propozojë kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit ishte i burgosur në burgun e Prishtinës.

“Se e kam kërkuar që edhe kryeministri Kurtin, që si qytetar sipas dëshmisë të japë deklaratën, por para 20 muajsh prokurori ka premtuar se do e dëgjojmë. Nuk më ka interesuar si Kryeministër, por më është kujtuar si emër, si qytetar që ka qenë në burg. Është pranuar në ndërrimin tim, ja kam dhënë sapunin dhe shamponin kur ka ardhur,” tha Milenkoviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Milenkoviq tha se nuk është e vërtetë se ka torturuar romë, pasi vetë ka jetuar në lagje me ta dhe se të njëjtit i ka pasur fqinjë.

Po ashtu, Milenkoviq tha se nuk është e vërtetë se ka rrahur ndonjë serb (nuk i përmend emrin), pasi nuk ka lidhje me ngjarjen që pretendohet të ketë rrahur një serb dhe se i njëjti person ka pasur probleme me vëllain e tij, por jo me atë personalisht.

Milenkoviq tha se ka hequr dorë nga propozimi për t’u dëgjuar dëshmitar, pasi që të njëjtit janë të punësuar nëpër institucionet shtetërore në Kosovë dhe se të njëjtëve mund t’u krijohen probleme.

Ai mohoi se kishin formuar kordon si gardian gjatë transferimit nga burgu i Lipjanit në atë të Dubravës dhe anasjelltas.

Milenkoviq sqaroi se kishte pasur katër shefa të ndërrimeve dhe se disa nga ta ishin shqiptarë dhe është e çuditshme se përse ai është i akuzuar, ndërsa shefat e tij, kur dihet se të njëjtit kanë udhëhequr me punët dhe veprimet brenda për brenda burgut, nuk janë akuzuar.

Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Dragisha Milenkoviqin se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë.

Më 10 janar 2024, në seancën fillestare Milenkoviq ishte deklaruar i pafajshëm për krime lufte, ndërsa kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

VIDEO: