Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në VV, ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ajo nuk ka dashur të jap detaje por shtoi se ishte aty për "zbardhjen e të vërtetës".
Derisa ka rekomanduar të pyetet prokuroria, Mihali ka mohuar se ishte në intervistim për rastin e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, për të cilin është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria Speciale me herët njoftoi se sot Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. Sipas njoftimit, e njëjta ishte duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim./ KP
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për disa çështje penale
Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale, ka konfirmuar kjo prokurori.
Prokuroria ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë.
“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.