Arbëri

Miftaraj: Kurti erdhi në pushtet për t’i çkapë institucionet, e kapi RTK-në në mënyrë primitive

Ehat Miftaraj - IKD

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për kapje të Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas tij, Kurti është vënë në krye të Qeverisë për t’i "ç'kapur" institucionet publike, por e ka kapur televizionin publik në mënyrë klasike. 

“Albin Kurti dhe LVV-ja erdhën në pushtet t’i ç’kap institucionet publike. Albin Kurti dhe LVV-ja në mënyrë klasike dhe primitive e kane kap Radio Televizionin e Kosovës. E dhimbshme me pa se si një parti politike e keqpërdor pushtetin në mënyrë kaq arbitrare”, ka shkruar ai. 

Kështu është shprehur ai pas transmetimit të një lajmi nga RTK-ja me akuza ndaj dy portaleve. Pushteti u akuzua se po e përdor këtë lajm kundër mediave tjera.