Arbëri

Mediave u kërkohet ta lirojnë sallën ku po raporton Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është duke raportuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Ajo po raporton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

Mediave u është kërkuar ta lirojnë sallën për shkak të respektimit të masave anti-COVID.

Instituti EdGuard ka reaguar për moslejimin e gazetarëve në mbledhjen e Komisionit për Arsim duke kundërshton fuqishëm këtë veprim.

“Transparenca dhe mirë informimi i publikut është qenësore për punën e komisionit. Lejimi i pjesshëm dhe selektiv i mediave për pjesëmarrje nuk është hiq fare demokratik e as që kontribuon në siguri më të madhe nga COVID-19. Është përgjegjësi e komisionit që në kohë të sigurojë hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët e interesuara për vëzhgim. Komuniteti i hisedarëve të arsimit në vend është i shumtë dhe mirë informimi i tyre duhet të jetë përgjegjësi dhe prioritet institucional”, thuhet në njoftim.