Më shumë shkurorëzime janë regjistruar në vitin 2023 sesa më 2022 në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Në vitin 2023, janë regjistruar 2,212 shkurorëzime.
Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në Prizren (199 raste) ose 9,0%; Prishtinë (185 raste) ose 8,4%; Mitrovicë (165 raste) ose 7,5%.
Në raportin e ASK-së thuhet tutje se sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i dytë me 9,8%, viti i parë me 8,0% dhe viti i katërt me 7,1% e të shkurorëzuarve.
Sa i përket grupmoshave, kanë dominuar femrat e moshës 25-29 vjeçare me 426 shkurorëzime ose 19,3 %, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeçare me 457 shkurorëzime ose 20,7%.