Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj

Me protestë në Prishtinë kërkohet siguri për vajzat dhe gratë

protestë

Foto: Driton Paçarada

Sot në Prishtinë po mbahet protesta si përgjigje për rastin e vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj. 

Me moton “siguri për vajzat dhe gratë”, protesta e organizuar nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka nisur në orën 17:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. 

Protestuesit nga ky shesh kanë vazhduar deri te Ministria e Drejtësisë.

Protestuesit kanë vazhduar edhe te stacioni i Policisë “Qendra” në Prishtinë, ku kanë hedhur bombola tymosëse.

21 vjeçarja E.C., u vra tw premten nga ish-bashkëshorti V.A., 36 vjeç, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. I plagosur mbeti vëllai i viktimës, 15 vjeç.