Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se në vitin 2023 janë regjistruar 18 mijë e 493 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).
Prej tyre 16 mijë e 978 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse 1515 kurorëzime kanë ndodhur jashtë Kosovës.
“Krahasuar me vitin paraprak (2022) që ishin 17 mijë 863, në vitin 2023 janë kurorëzuar 16 mijë 978 apo (4.95 %) persona më pak. Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 1515 kurorëzime. Krahasuar me vitin 2022 (1627 Kurorëzime), në vitin 2023 janë kurorëzuar 1515 apo (6.9 %) më pak çifte”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas ASK-së Prishtina prinë me numrin më të madh të kurorëzimeve të regjistruara, gjithsej 1727
apo 9,3%,. Pas saj renditen Prizreni me 1597 apo 8,6% dhe Ferizaj 1102 apo 6%.
Sipas ASK-së mosha mesatare e personave të kurorëzuar të regjistruar gjatë vitit 2023 ishte 30 vjeç.
“Personat e kurorëzuar sipas grup-moshës në vitin 2023, më së shumti raste ka te meshkujt e grupmoshës 25-29 ne vendin e dytë grupmoshat 30-34 dhe ne vendin e tretë grupmoshat 20-24, ndërsa tek femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grupmosha 20-24, vendin e dytë grupmosha 25-29 si dhe vendin e tretë grup-mosha 30-34”, thuhet në njoftimin e ASK-së