Lituania planifikon të dërgojë rreth 40 trupa në misionin e NATO-s në Kosovë pas një kërkese nga Gjermania.
Një projekt-rezolutë mbi pjesëmarrjen e Lituanisë në operacionet ndërkombëtare bën thirrje për rritjen e numrit total të trupave të lejuara për t'u dërguar në Kosovë, në 60.
“Diskutimet në nivel të institucioneve të mbrojtjes të të dy vendeve kanë përcaktuar se opsioni më i mundshëm për pjesëmarrje të përbashkët në operacionet ndërkombëtare është caktimi i trupave lituaneze në një njësi ushtarake gjermane që merr pjesë në operacionin ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO në Kosovë”, thuhet në shënimin shpjegues, raportoi mediumi lituanez “LRT”.
Kontingjenti ushtarak i Gjermanisë në mision aktualisht përbëhet nga rreth 300 trupa.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rreth 4,300 trupa, me Italinë që kontribuon me më shumë se 800 trupa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 600.
Këshilli Shtetëror i Mbrojtjes i Lituanisë miratoi në janar propozimin për të rritur numrin maksimal të trupave që do të vendosen në operacionin e udhëhequr nga NATO.