Albin Kurti do të kërkojë votat e deputetëve për t’u bërë kryeministër në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re më 3 shkurt.
Ndonëse ende pa marrëveshje me LDK-në, Kurti synon që të bëhet për herë të parë kryeministër i Kosovës.
Për seancën e së hënës ka vendosur Kryesia e Kuvendit, pas kërkesës së mandatarit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, dhe njëherësh nënkryetar i Vetëvendosjes, ende shpreson në marrëveshje me LDK-në.
Pavarësisht kushtit të LDK-së për postin e kryeparlamentarit për t’u arritur marrëveshja e koalicionit, Konjufca ka thënë se nuk e ka në plan dorëheqjen.
e seancës për votimin e Qeverisë, e ka mirëpritur presidenti Hashim Thaçi.
Ka disa muaj që Vetëvendosje dhe LDK-ja janë në negociata për formimin e Qeverisë.
Nyja e koalicionit mes tyre është për postin e kryeparlamentarit, pasi partia e Isa Mustafës, insiston se deri në zgjedhjen e presidentit, ky post t’i takojë LDK-së.
Konjufca ishte zgjedhur kryeparlamentar më 26 dhjetor edhe me votat e deputetëve të LDK-së.