Me 25 vota për asnjë kundër dhe një abstenim, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2025.
Pro tij kanë votuar edhe asamblistët nga LVV-ja Berat Lahu dhe Edmond Azemi, si dhe ajo e PDK-së Arbnora Ajeti.
Pas votimit të buxhetit, në kohë të pauzës, asamblisti i LVV-së, parti e cila ka qenë kundër buxhetit, Gëzim Sveçla, dhunshëm e ka shkulur mikrofonin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina.

VIDEO:
Rama për veprimin e Sveçlës: Vetëvendosja e demaskoi veten, kanë qëllim përdhosjen e institucioneve
Veprimin e Sveçlës e ka dënuar kryetari Përparim Rama.
“Dënojmë ashpër dhe me indinjatë të thellë sjelljen e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili vandalizoi sallën e Kuvendit Komunal, duke përdhosur institucionin dhe duke sfiduar parimet bazë të demokracisë. Ky akt është një goditje brutale ndaj vlerave tona institucionale dhe një fyerje ndaj qytetarëve që presin nga përfaqësuesit e tyre të mbrojnë dhe avancojnë interesat e përbashkëta, jo të shkatërrojnë atë që u përket të gjithëve”, ka shkruar Rama.
Ai ka akuzuar asamblistët e LVV-së për bllokim të çdo iniciative në të mirë të qytetarëve, siç ka thënë “duke përfshirë këtu edhe miratimin e buxhetit me qëllim që të krijojnë ngërç dhe të bllokojnë ofrimin e shërbimeve jetike për qytetarët”.
“Sot, Vetëvendosje e demaskoi veten, duke dëshmuar se qëllimi i tyre i vërtetë ka qenë dhe mbetet: përdhosja e institucioneve dhe penalizimi i qytetarëve. Kjo sjellje është një akt i turpshëm që meriton dënimin e çdo qytetari dhe të çdo institucioni demokratik”, ka shkruar Rama.
Ai ka kërkuar nga organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet maksimal, “si për pengesën që iu bë përfaqësuesve në ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese, ashtu edhe për dëmtimin e pronës publike”.“Institucionet nuk janë fushëbeteja të interesave të ngushta politike, por baza mbi të
cilën qëndron mirëqenia e qytetarëve. Veprime të tilla nuk janë vetëm të papranueshme, por edhe të rrezikshme për stabilitetin tonë si shoqëri demokratike”, ka shkruar Rama.
Ndrsa nënkryetari Alban Zogaj, i ka quajtur të papranueshme veprimet e tilla. Ai ka theksuar se “Sveçla ka qenë nën presion, të cilin e ka manifestuar me gjeste të tilla”.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t'i ekzaminuar dëmet.

Sveçla arsyeton shkuljen e mikrofonit: E bëra për të pamundësuar vazhdimin e seancës klandestine
Pas publikimit të videos
i cili ka thënë se veprimin e ka bërë “për të pamundësuar vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme klandestine të Kuvendit Komunal, ku do të votohej Plani Zhvillimor Komunal dhe zgjerimi i Zonës Ekonomike, në një moment kam provuar ta defunksionalizoi mikrofonin e Kryesuesit të Kuvendit”.Ai ka thënë se edhe pse mikorfoni u rregullua, seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit dhe, si♪5 ka theksua ri “të paktën përkohësisht, nuk u miratuan projekte qe e dëmtojnë qytetin, e ngulfasin zhvillimin dhe ju shërbejnë pronave të oligarkëve duke i shndërruar nga toka bujqësore e hapësira të gjelbra në zona ekonomike”.
“Pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës. Mbase veprimet për t’i parandaluar këto pazare nuk janë pamjet që do të donim t’i shihnim, por Prishtina është më e rëndësishme se çdo imazh i paraqitur”, ka shrkuar Sveçla.
Pas votimit të buxhetit në rend dite, në seancën e jashtëzakonshme kanë qenë edhe votimi i Planit Zhvillimor Komunal dhe ai i zgjerimit të Zonës Ekonomike.
Por seanca është mbyllur pasi nuk kishte kuorum në sallë pasi pauzës nuk janë kthyer tre asamblistët e LDK-së, Dhurata Retkoceri, Dasmor Durmishi dhe Amir Simnica. I pyetur se mos ka përçarje mes vet partisë së LDK- së nënkryetari Alban Zogaj ka thënë që nuk ka informacione të tilla.