Arbëri

Mbyllet për media takimi i Komisionit të Shëndetësisë me drejtues të SHSKUK-së

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë për vizitë në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Ata janë takuar me kryesuesit e bordit dhe drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqi.

Takimi ka nisur nga ora 10:00, porse është mbyllur për media.

Krasniqi ka thënë se ky është takim pune informues me komisionin.