Arbëri

Mbi 4000 vetura konvertuan targat ilegale në RKS

Mbi 4000 vetura në veri i kanë konvertuar targat në RKS nga ato ilegale, ka konfirmuar Policia e Kosovës të shtunën.

Nga 1 nëntori deri më 1 dhjetor [dje], ka pasur 3221 vetura që i kanë konvertuar targat nga ato ilegale në RKS.

“Nëse këtij numri ia shtojmë edhe 800 të regjistruara më herët, atëherë flasim për mbi 4000 vetura që tashmë në veri të vendit janë të regjistruara me targa RKS”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Së fundmi, Qeveria e Kosovës shtyu edhe për 15 ditë afatin për regjistrimin e veturave që kanë targa ilegale në ato RKS. Afati i ri nënkupton që qytetarët në veri kanë kohë deri më 15 dhjetor për konvertimin e targave.

Sipas Policisë, procesi i konvertimit të targa nuk është përcjell me probleme, përveç një shpërthimi me granatë dore që ka shkaktuar dëme të vogla materiale.