Arbëri

Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it: Kosova gjithmonë falënderuese ndaj NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të martën në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Oezkan Ulutash

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të martën në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Oezkan Ulutash.

Maqedonci ka thënë se e ka falënderuar gjeneralin Ulutash për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit, si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. 

“Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët”, ka shkruar Maqedonci në Facebook. 
Ai tutje ka shtuar se vendi u është mirënjohës të gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit dhe së ardhmes së sigurt.

Ulutash do të jetë në postin e komandantit deri më 11 tetor. Ai do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani.

Komandanti i KFOR-it pritet në takim lamtumirës nga Kurti

6 muaj më parë / 8 tet 2024 21:57
Kryeministri Albin Kurti ka pritur të martën në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në largim, Oezkan Ulutash

Kryeministri Albin Kurti ka pritur të martën në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në largim, Oezkan Ulutash.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ky ishte takimi i pestë zyrtar i tyre gjatë vitit.

“Duke e falënderuar komandantin e KFOR-it, Ulutash për kontributin e shërbimin e tij në fushën e sigurisë, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e ngushtë, komunikimin, koordinimin dhe bisedat përherë të sinqerta e në frymën e sinergjisë për ruajtjen e paqes e sigurisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Pas largimit të gjeneralmajorit Ulutash, në krye të KFOR-it do të vijë gjeneralmajori Enrico Barduani, i cili do ta kryesojë KFOR-in nga 11 tetori.