Arbëri

Maqedonci pret homologun italian, pajtohen se integrimi i Ballkanit në NATO do të krijonte stabilitet

Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij nga Italia, Guido Crosetto. 
Sipas njoftimit për media të Ministrisë, në këtë takim ministrat kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend, si dhe format se si mund të zgjerohet bashkëpunimi në fushën e shkollimit si dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes. 

“Me këtë rast, ministri Maqedonci kërkoi mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, ku ministri Crosetto konfirmoi mbështetjen e pakursyer të Italisë. Të dy u dakorduan se Integrimi i Ballkanit në BE dhe në NATO do të krijonte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim. 

Maqedonci thuhet se ka falënderuar homologun e tij, për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke qenë shteti me pjesëmarrjen më të madhe të trupave në kuadër të misionit të KFOR-it. “Po ashtu, delegacioni italian u njoftua rreth mbështetjes që Kosova është duke i ofruar Ukrainës, përmes ofrimit të trajnimeve dhe dhurimit të automjeteve taktike e municioneve që pritet të dërgohen së shpejti”, thuhet në njoftim.