Arbëri

Maqedonci: Kosova mikpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe25/Immediate Response”

Stervitjet e FSK-se ne Mnele te Shqiperise

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova do të jetë mikëpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe25/Immediate Response”. 

Maqedonci ka thënë se përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit. 

Ai në Mnelë të Shqipërisë së bashku me komandantin e FSK-së, gjeneralllejtënant Bashkim Jashari, ka përcjellë stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm. 

“Republika e Kosovës përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë mikpritëse të ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/Immediate Response ”. Përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm.  Sot, në Mnelë të Shqipërisë, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituam ushtarakët tanë – konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025”. Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivel të atyre të NATO-s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim!  Së bashku më të fortë!” – ka shkruar Maqedonci në Facebook.