Arbëri

MAPL: Komuna e Prishtinës shkeli ligjin kur këmbeu tokën me Deshishkët

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka konsideruar si të paligjshëm vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës për shkëmbim të tokës komunale pranë tjegullores me “Kompaninë e re Dardania- Arbëria”, në pronësi të vëllezërve Deshishku.

Ministria vlerëson se vendimi i marrë nga Kuvendi Komunal, me 27 tetor, është në kundërshtim me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës.

MAPL vendimin e morri duke u bazuar në mungesë të informatave nga Komuna e Prishtinës, lidhur me atë se sa është hapësira publike e cila do të shkëmbehet me kompaninë private.

Ministria tutje thotë se mungon edhe evidence se kush është pronar i tokës, me të cilën bëhej shkëmbimi në emër të “Kompanisë së re Dardania- Arbëria”.

Kuvendi komunal dhe kryetari Përparim Rama kanë 30 ditë afat kohë që të harmonizojnë vendimin me ligjet në fuqi.

{gallery}