Arbëri

MAPL-ja i kërkon Osmanit të ndërmarrë veprime për shpalljen e zgjedhjeve në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të merren të gjitha veprimet për shpalljen e zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Krasniqi i ka thënë KOHËS se e ka informuar shefen e shtetit për përfundimin e mandatit të kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, me rastin e dorëheqjes së tyre.

“Është dërguar informimi për dorëheqjen e katër kryetarëve”, ka thënë ai.

Kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje në shenjë proteste kundër zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa.

Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga përfaqësuesit serbë u zgjerua edhe në fusha tjera, si në siguri e gjyqësor.