Arbëri

Manxhuka: Kurti po i mban takimet konsultative në Qeveri sepse aty punon

kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kritikuar se po i mban në ndërtesën e Qeverisë takimet konsultative për formimin e qeverisë së re. Kurti të mërkurën ka nisur takimet me partitë politike të pakicave.

E, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se kryeministri po i mban në Qeveri takimet konsultative sepse “aty punon”.

“KM Kurti po i mban takimet në zyrën e tij në Kryeministri, në ndërtesën e Qeverisë, sepse aty punon. Edhe mysafirët po ashtu po e preferojnë qeverinë”, ka thënë Manxhuka.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mbajtjen e takimeve konsultative për formimin e qeverisë së re në ndërtesën e Qeverisë.

Sipas tij, kjo praktikë është e gabuar dhe nuk duhet të normalizohet, pasi qeveria aktuale është ende në detyrë dhe nuk ka mandatim zyrtar për formimin e ekzekutivit të ri.