Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka uruar Kosovën për përvjetorin e pavarësisë, duke thënë se e siguron përkrahjen e Francës në perspektiven evropiane.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Macron është shprehur pro aleancës me Kosovës dhe se do të vazhdjë “ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektiven”.
“Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e presidentit Macron, ka njoftuar Presidenca.
Macron ka përmendur edhe bashkëpunimin mes shteteve në organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.
“Franca është e gatshme t'ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë. Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, ka thënë Macron.
Kosovën e ka uruar edhe presidenti i Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier. Ai ka thënë se gjatë viteve, Kosova e Gjermania kanë thelluar vazhdimisht bashkëpunimin në një sërë fushash.
Presidenti gjerman përmendi edhe përkrahjen për Kosovën në rrugën për integrimin evropian.
“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë...Gjermania mbështet në mënyrë të pandryshuar njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe dëshiron që ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, thuhet në urimin e tij, ka njoftuar Presidenca.