Arbëri

Macron: Normalizimi i marrëdhënieve kusht thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë

Emmanuel Macron dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ripërsrëitur se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht thelbësor për të dyja vendet për integrim në Bashkimin Evropian. 

Macron është takuar të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ndër të tjera kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi. 

“Kemi diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Franca është thellësisht e lidhur me këtë. Ky është një kusht thelbësor për integrimin evropian të tyre”, ka shkruar Emmanuel Macroin në platformën “X’.