(E përditësuar në 09:15) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, pas procesimit të votave të mbi 88.91% të vendvotimeve.
Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.09%, të votave, PDK-ja 22.15%, LDK-ja, 17.64%, AAK-ja 7.63, Lista Serbe 4.03% e Koalicioni për Familje 2.30%.
Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka fituar 308 mijë e 481 vota, PDK-ja 166 mijë e 280, LDK-ja 132 mijë e 384, AAK-ja me Nismën 57 mijë e 267, Lista Serbe 30 mijë e 241 e Koalicioni për Familje 17 mijë e 265.
Të dhënat e KQZ-së janë përditësuar pas orës 09:10, nga numërimi i 2 mijë e 252 vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 533 sa kanë qenë.
Të dielën faqja e KQZ-së ka pasur probleme. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi nuk ka kthyer përgjigje nëse problemet janë tejkaluar.
