Arbëri

LDK: Rendi kushtetues është dhe duhet të mbetet i pacenueshëm

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka shpallur antikushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi. 

Në reagimin e saj, LDK-ja ka thënë se rendi kushtetues është dhe duhet të mbetet i pacenueshëm.

Sipas kësaj partie opozitare, vendimi i Kushtetueses e vërtetoi qëndrimin e LDK-së se partia në pushtet “përmes Kuvendit të Kosovës kanë bërë shkelje Kushtetuese”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë vëzhgimin dhe trajtimin e vendimeve anti-kushtetuese të qeverisë dhe institucioneve tjera qendrore dhe t’i adresoj ato në institucionet përkatëse! Rendi kushtetues është dhe duhet të mbetet i pacenueshëm”, thuhet në reagimin e LDK-së.