Arbëri

LDK-ja s’i konsideron të befasishme video-mesazhet e Kurtit

Hyrje-daljet ishin të shpeshta gjatë së hënës në selinë e LDK-së. Isa Mustafa mblodhi Kryesinë e partisë në një takim që zgjati rreth 4 orë.

Ky takim, që u thirr për të diskutuar rreth koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen, nuk solli qëndrim të ri nga kjo parti, raporton KTV.

Pas përfundimit të mbledhjes, askush prej zyrtarëve të LDK-së nuk u deklarua për media.

Por, përmes një njoftimi kjo parti ka kërkuar reflektim nga Vetëvendosje për ndarjen e barabartë të pushtetit.

Para nisjes takimit të kryesisë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, iu përgjigj videomesazhit të kreut të VV-së, Albin Kurti.

LDK-ja gjatë ditës mblodhi edhe deputetët e saj që fituan ulëse në Kuvend.

Armend Zemaj nuk e cilësoi aspak befasi videomesazhin në Facebook të Albin Kurtit.

Takimi i strukturave të LDK-së u bë në kohën kur presidenti Hashim Thaçi priti në zyrën e tij, kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.