Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të jetë këshilltar i kryeministrit sllovak Robert Fico, në çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shqipëri të premten.
Siç ka shkruar TASR, Pellegrini e ka njoftuar për këtë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“E kam njoftuar presidentin se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është bërë këshilltar i kryeministrit për çështjet e sigurisë në rajon”, ka thënë Pellegrini.
Lajçaku ka qenë emisar i BE-së për dialogun nga prilli 2020 deri në janar 2025. Më herët ka qenë edhe ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë.