Arbëri

Lajçaku flet për dialogun me këshilltarin e Macronit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të enjten me Emmanuel Bonne, këshilltarin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të enjten me Emmanuel Bonne, këshilltarin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Lajçaku ka thënë se gjatë këtij takimi në Paris është diskutuar për situatën lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjithmonë kënaqësi për të vizituar Parisin! Patëm diskutime shumë të mira strategjike për situatën në dialog me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Francës dhe bashkëbisedues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.