Arbëri

Lajçak takon komandantin e KFOR-it, thonë se vendimi për Urën e Ibrit merret në kuadër të dialogut

lajcak - ulutash

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të martën edhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, gjatë vizitës në Kosovë. 

Ata kanë diskutuar mbi koordinimin e rregullt mes KFOR-it e Bashkimit Evropian e çështje të tjera që kanë ndikim në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë. 

“Ata përsëritën përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin në dobi të sigurisë në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal. Gjithashtu rikonfirmuan se çdo vendim në lidhje me urën e Mitrovicës duhet të merret brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin NATO e mbështet, përfshirë përmes përpjekjeve të KFOR-it. Kjo është kyçe për sigurinë e të gjitha komuniteteve. KFOR-i mban prani fikse në urën e Mitrovicës dhe kryen patrullime në zonat përreth”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Bashkimi Evropian pati deklaruar më herët se çështja e hapjes së Urës së Ibrit zgjidhet në dialog në Bruksel.