Arbëri

Lajçak: Jam i gatshëm t’i pres palët sërish në takim

Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e dinarit

Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e dinarit

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i gatshëm t’i pres sërish në takim palët për të arritur kompromis lidhur me çështjen e pagesave cash në Kosovë, pas dështimit të takimit të shtatë të tyre për çështjen e dinarit. 

Këtë Lajçaku e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në platformën X, pas takimit trepalësh të mbajtur të mërkurën në Bruksel.

“Prita për herë të 7-të kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë marrëveshje. Jam gati të pres përsëri palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciprokisht”, ka shkruar ai.

Pas takimit disaorësh, Kosova dhe Serbia nuk kanë treguar gatishmëri për të bërë kompromise për arritjen e dakordimit lidhur me çështjen e dinarit. 

Në një deklaratë për media të lëshuar nga zyra për informim e BE-së thuhet se palët kanë tejkaluar disa dallime, por se nuk është arritur dakordim në disa çështje.