Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar me kryeministrin e ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq, për dialogun Kosovë-Serbi.
Siç ka njoftuar Lajçaku, ata janë takuar në Athinë.
“E kam përditësuar për gjendjen në dialog dhe kemi folur për marrëdhëniet BE-Serbi”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.
Një ditë më parë, Lajçaku u shpreh se momentumi i ri për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian “nuk duhet humbur”.
Lajçak do të jetë i dërguari i BE-së për dialog deri në gusht, kur pritet të emërohet një i dërguar tjetër.
Vuçeviq u bë kryeministër i Serbisë në maj.
In Athens, I met with new Serbian-PM @milos_vucevic. I gave him an update on the state of play in the Dialogue and spoke about EU-Serbia relations. pic.twitter.com/DAvrGE77QR
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 18, 2024