Arbëri

Kuvendi tash ka opozitë të re, Veseli do të mos krijohen kriza artificiale

Nga e enjtja, Kuvendi i Kosovës pritet të ketë opozitë të re.

Konstituimi i Legjislaturës VII, ka sjellë edhe reagimin e parë të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, raporton KTV.

Në vendin e tij, tash e tutje, do të ulet Glauk Konjufca, kryetar i porsazgjedhur.

Veseli, që ka qenë kryeparlamentar për dy mandate, ka thënë se është koha që të formohet qeveria, e të mos krijohen kriza politike.

Nuk është përgjigjur kur është pyetur se a do ta votojë Albin Kurtin për kryeministër.

Para se të mbahej seanca konstituive, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri thirrje për formim të institucioneve.

Haradinaj ka thënë se nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re.

Konstituimi i Legjislaturës VII të Kuvendit, u bë pa marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, për ta formuar qeverinë e re.