Arbëri

Kuvendi mblidhet sot, Hoti në dy interpelanca

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sot prej orës 10:00.

Me kërkesë të deputetëve të Vetëvendosjes, do të mbahen dy interpelanca të kryeministrit Avdullah Hoti, ajo lidhur me “përfshirjen dhe ndarjen e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020” dhe “për të pagjeturit”.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohen edhe disa projektligje dhe raporte vjetore.