Arbëri

Kurti regjistrohet si deputet, sërish s’përgjigjet për formimin e qeverisë

Albin Kurti

Kryeministri së detyrë Albin Kurti është regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës të enjten, procedurë për ata që kanë fituar mandatin gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Por Kurti sërish nuk pati përgjigje për gazetarët kur u pyet për formimin e qeverisë së re.

“Kam takim në orën 11”, thotë Kurti teksa gazetarët e ndjekin për t’i marrë përgjigje.

VIDEO:

Përgjigje nëse i kanë numrat për qeverinë e re, kryeministri në detyrë nuk dha dje teksa po prononcohej për Betejën e Koshares.

Kurti kishte ftuar për takim konsultues kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Por Abdixhiku kishte refuzuar ftesën. Në përgjigje, Abdixhiku ka thënë se gjuha e LVV-së karshi LDK-së ka pamundësuar bashkëpunimin e mundshëm në mes të këtyre dy taborëve politikë, për formimin e Qeverisë së re.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV-ja mori 48 deputetë – jo mjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Disa deputetë nga komunitetet joshumicë gjithashtu e kanë vënë në pikëpyetje nëse do ta votojnë një qeveri të udhëhequr nga Kurti.

Duhet 61 vota për ta zgjedhur kryeministrin.