Kryeministri Albin Kurti, ka publikuar pesë marrëveshjet e nënshkruara në samitin e dhjetë të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt të hënën e kaluar.
Në një postim në rrjetin social X, Kurti ka shkruar se Procesi i Berlinit, për një dekadë e ka afruar rajonin me Bashkimin Evropian dhe e ka çuar përpara në rrugën drejt integrimit.
“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe prijëse në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e Bashkimit Evropian në thelb të tij”, ka shkruar Kurti.

Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor, Deklarata e gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal 2025-2028, Deklarata për rikonfirmimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, Deklarata mbi standardet rajonale të ekzaminimit të IHD-ve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Deklarata mbi aksesin dhe bashkëpunimin në infrastrukturën e kërkimit dhe inovacionit, janë marrëveshjet që i ka listuar Kurti.
Linqet e marrëveshjeve mund t'i shikoni në postimin e Kurtit ⬇
Last Monday, we marked the 10th anniversary of the Berlin Process, which for a decade has brought our region closer together and moved us forward toward EU integration. Kosova has been, and will be, a proactive member and a standard-bearer in the Berlin Process, advocating for…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 21, 2024