Arbëri

Kurti për përmbytjet në Spanjë: Qëndrojmë me qeverinë spanjolle

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën nga përmbytjet në Spanjë.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se Kosova qëndron me Qeverinë dhe popullin e Spanjës që po përballen me përmbytje shkatërruese dhe vdekjeprurëse.

“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar”, ka thënë Kurti.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se deri më tani janë regjistruar 51 persona të vdekur nga përmbytjet.

Ndërsa, Ekipi që e përfaqësoi Kosovën në garën në “Fia Motorsport Games” në Valencia gjatë fundjavës, është bllokuar në aeroportin e këtij qytetit spanjoll.