Arbëri

Kurti për Kadarenë: Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave

Ismail Kadare dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare. 
Ai ka thënë se me vdekjen e tij bota ka humbur shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.

“Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë”, ka shkruar Kurti.

“Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë”, ka shkruar tutje Kurti.

Për vdekjen e Kadaresë ka shkruar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. 

“’Kështjella’, ‘Kronikë në gur’, ‘Pallati i Ëndrrave’, ‘Prilli i thyer’, ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, ‘Mosmarrëveshja’. Këto janë vetëm disa nga qindra testamentet letrare që po lë pas pena e artë e shkronjës shqipe, Ismail Kadare. Krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të tij, do të jetojë përherë mbi raftet tona të librave. Për ta lexuar e kujtuar, vlerësuar e çmuar. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Bislimi.

Lexo përditësimet tjera
Ismail Kadare

Kadare vlerësohet si gjeniu shqiptar i letrave

Begaj për Kadarenë: Humbën gjeniun e letravePresidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së...