Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën nga shefi i BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Kurti gjatë takimit me Oravin ka thënë se Qeveria mbetet e angazhuar në rrugën e reformave.
“Kryeministri mirëpriti rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar në rrugën e reformave. Integrimi i plotë i Kosovës në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe angazhimi në reforma është në interes të qytetarëve për progres të gjithmbarshëm demokratik dhe socio-ekonomik”, është thënë nga Zyra e Kryeministrit.