Arbëri

Kurti në lansimin e ankandit të erës: Sulmi në Ibër-Lepenc na bëri me dije rëndësinë e forcimit në kuptim energjetik

Albin Kurti

Foto: Arben Llapashtica

Ministria e Ekonomisë të mërkurën ka lansuar ankandin e parë të erës prej 100 Mw në Kosovë.

Kryeministri, Albin Kurti, e ka cilësuar këtë si sukses dhe ka thënë se sulmi në Ibër-Lepenc u ka bërë me dije rëndësinë e forcimit në kuptim energjetik.

“Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon. Kemi rritje të bruto produktit vendor me 6.36 mesatarisht në tri vitet e fundit. Kemi dyfishim të eksporteve dhe dyfishim të investimeve të huaja direkte. Sipas këtij parimi jemi siguruar që qytetarët janë pjesë e politikave tona. Sulmi në Ibër-Lepenc na bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptim energjetik. Kosova ka potencial të madh natyror për energji të ripërtritshme, energji të ripërtritshme të diellit. Deri vitin 2031 jemi zotuar që të arrijmë 1600 MGW nga burimet e ripërtitshme të energjisë”, ka deklaruar ai.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka theksuar se ky projekt është i rëndësishëm për gjenerimin dhe ekonomin e vendit.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad, ka deklaruar se ky është një hap i madh për të krijuar një të ardhme miqësore me mjedisin dhe se ankandi me 100 MW është me sasi domethënëse të prodhimit të energjisë së pastër. 

Sipas tij, kjo tregon se Kosova është e gatshme të kalojë nga prodhimi i energjisë së papastër në të pastër. / KP