Arbëri

Kurti: Mosshqyrtimi i aplikimit të Kosovës për 27 muaj rrezikon besimin ndaj procesit

Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel ka vazhduar me kritika ndaj Bashkimit Evropian.  Në Konferencën e organizuar nga Fondacioni për Studime Progresive Evropiane  me temë

"Një kapitull i ri i përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian", Kurti tha se mbajtja në sirtar e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE për më shumë se 27 muaj, përkundër angazhimit dhe reformave të realizuara, nuk pasqyron qasje të bazuar në meritë, dhe se një situatë e këtillë rrezikon besimin ndaj procesit. Por Kurti ka thënë se te Komisioni i ri Evropian ka vërejtur më shumë gatishmëri, vullnet dhe interes për të përfshirë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.

 Kjo konferencë u organizua në kuadër të programit "Willy Brandt për Zgjerimin e Bashkimit Evropian" të Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.