Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur emërimin e marshallit Stuart Peach si i dërguar i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor.
Kurti shtoi se për shkak të rritjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan, vëmendja e shtuar e Britanisë është e mirëseardhur.
“Unë e kam përshëndetur emërimin e Stuart Peach për emisar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, meqë qartazi vëmendja dhe investimet te fqinji ynë nga superfuqitë nga lindja dhe verilindja është rritur shumë. E keni parasysh që ka një rritje të ndikimit të Federatës Ruse ne dekadën e fundit. Besoj se vëmendja e shtuar e Britanisë është e mirëseardhur”, ka thënë kryeministri Kurti.
Emërimi i Peachit nga kryeministri Boris Johnson është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.