Arbëri

Kurti: Me Kosovën, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë

Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Kosova ka kaluar edhe një pengesë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës. 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës. 

Kurti ka thënë se me Kosovën, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë. 

“Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.  Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.  Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.  Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!” – ka shkruar Kurti në Facebook. 

Lexo përditësimet tjera
Presidentja Vjosa Osmani

Osmani falënderon të gjithë deputetët që votuan pro Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të...