Profesionistë ndërkombëtarë e vendorë janë mbledhur për t’i analizuar përmasat, pasojat, dokumentimin dhe ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Në eventin hapës të konferencës së parë shkencore kryeministri Albin Kurti, u shpreh se shteti qëndron i palëkundur në realizimin e zbardhjes së krimeve të luftës.
Zërat e studiuesve ndërkombëtarë do të dëgjohen gjatë dy ditëve të ardhshme në Prishtinë, me prezantimin e gjetjeve të tyre mbi krimet e luftës në Kosovë.
Në konferencën shkencore të organizuar nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, do të diskutohen e analizohen përmasat, pasoja, dokumentimi dhe ndëshkimi i krimeve të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Në eventin hapës, kryeministri Albin Kurti, u shpreh se shteti qëndron i palëkundur në realizimin e zbardhjes së krimeve të luftës.
“Krimet nuk mund të mbetën në heshtje dhe as të mbulohen me harresë, andaj ne po vazhdojmë të flasim derisa çdo krim të dokumentohet e të ndëshkohet, derisa çdo viktimë të ketë drejtësi. Shteti i Kosovës mbetët i palëkundur në zbardhjen ë të vërtetës, në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe për të garantuar që drejtësia do të vihet në vend”, tha Kurti.
Por kjo konferencë nuk e ka për qëllim vetëm reflektimin mbi të kaluarën.
Sipas drejtorit të IKKL-së, Atdhe Hetemi, përmes kësaj konference synojnë të kontribuojnë në ndërtimin e paqes në Ballakanin Perëndimor.
“Kjo konferencë nuk fokusohet vetëm në të kaluarën, por edhe në ndërtimin e së ardhmes për të siguruar paqe të qëndrueshme në Ballkan. Duhet të krijojmë një bazë të fortë të vërtetës historike të dokumentuara me metodologji profesionale dhe të pranuar ndërkombëtarisht”, tha Hetemi.
Për analizimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, përgjegjësi bart edhe Universiteti më i madh publik në vend.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha se ky institucion akademik do të kontribuojë në sensibilizimin e brezave të rinj për historinë.
“Me marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar mes Universitetit të Prishtinës dhe IKKL-së kemi hapur një horizont shtesë për të hulumtuar dhe realizuar kërkime të mirëfillta shkencore dhe dokumentuar pasojat e luftës që përveç të tjerash duhet të kontribuojnë në sensibilizimin e brezave të rinj për pjesën historike”, tha Hajrullahu.
Konferenca e hapur në përvjetorin e shpalljes së shtetit të Kosovës do të përmbyllet më 19 shkurt. Nga kjo konferencë do të pasojë publikimi i një vëllimi të redaktuar.
Kurti: Krimet nuk mund të mbeten në heshtje, as të mbulohen me harresë
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë organizoi konferencën e tij të parë shkencore, e cila mblodhi studiues dhe autoritete nga vendi dhe jashtë, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi angazhimin e palëkundur të shtetit të Kosovës për zbardhjen e të vërtetës dhe garantimin e drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës.
Ai theksoi se krimet nuk mund të mbeten të heshtura.
“Krimet nuk mund të mbeten në heshtje, e as të mbulohen me harresë. Andaj po vazhdojmë të flasim, të shkruajmë dhe të dëshmojmë derisa çdo krim të dokumentohet e ndëshkohet, derisa çdo viktimë të ketë drejtësi”, ka thënë ai.
Kryesuesi i Institutit, Atdhe Hetemi, cilësoi këtë konferencë si një dëshmi të vlerës së arkivit vendor si një burim të rëndësishëm për studiuesit shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
“Ky proces garanton cilësinë dhe objektivitetin shkencor të artikujve që do të jenë pjesë e vëllimit të redaktuar, i cili synon të publikohet në njërën nga shtëpitë botuese më prestigjioze në botë si ‘Cambridge University Press’, ‘Routledge’, ‘Palgrave’”, ka thënë Hetemi.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të kontribuar në hapjen e horizonteve të reja për hulumtimin dhe dokumentimin e historisë.