Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës dhe se i ka plotësuar të gjitha standardet, kushtet, kriteret e parakushtet e nevojshme për këtë.
Kurti e ka thënë këtë gjatë takimit me delegacionin danez të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, pasiqë i ka përmbushur plotësisht standardet, kriteret, kushtet dhe parakushtet e nevojshme për anëtarësim të plotë në këtë organizatë. Kryeministri foli edhe për raportet shumë të mira bilaterale mes Kosovës dhe Danimarkës dhe i falënderoi deputetët për kontributin e vazhdueshëm të Danimarkës në çlirim dhe zhvillim të Kosovës, duke theksuar orientimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, ka njoftuar Kryeministria.