Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish ka refuzuar t’u përgjigjet mediave.
Të enjten ai ka qëndruar në Rogovë të Hasit për përurimin e një ure atje, e aty edhe i janë bërë pyetje, por nuk i ka marrë parasysh.
Kurti është pyetur nëse Albulena Haxhiu do të jetë sërish emri i propozuar për kryetare të Kuvendit nga LVV-ja. Më pas, është pyetur edhe për kallëzimin penal të paralajmëruar nga LDK-ja ndaj qeveritarëve që ushtruan mandatin nga 27 marsi.
“Ne ndërtojmë ura, banorët e Rogovës ndërtojnë tokën, e shiu është për bereqet”, u është kthyer mediave Kurti pas pyetjeve.
Albulena Haxhiu nuk i ka marrë votat për kryetare të Kuvendit tri herë radhazi në seancat e mbajtura.
Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00.